image FC Drita dhe Prince Balde ndajnë rrugët, mbyllet bashkëpunimi

Futboll

FC Drita dhe Prince Balde ndajnë rrugët, mbyllet bashkëpunimi

news image

Nga Klubi Futbollistik Drita, njoftojnë se me futbollistin Prince Balde kanë shkëputur kontratën me marrëveshje reciproke, pasi Balde pritet të vazhdoj karrierën e tij në Evropë.

Në njoftimin e Dritës, thuhet se kanë arritur marrëveshje për shkëputjen e kontratës me futbollistin Prince Balde dhe i njejti pritet të vazhdojë karrierën në Evropë.

Më tej në njoftim thuhet se Prince Balde me ne ka zhvilluar 43 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ndërsa ka shënuar dy gola.

Balde te DRITA ishte për një vit e gjysmë, pas transferimit nga Feronikeli. Klubi i dëshiron suksese në karrierën e tij, thuhet në njofitmin e Klubit Futbollistik Drita.

/GazetaSinjaliSport/