image Këto veprimtari përfshihen në fazën e dytë që fillon nga 18 maji

Kosovë

Pandemia/ Këto veprimtari përfshihen në fazën e dytë që fillon nga 18 maji

news image

Ministria e Shëndetësisë është duke planifikuar masa të reja pas 18 majit. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik janë shëruar 622 raste nga 862 sa janë gjithsej, shkruan Gazeta Sinjali.

Faza e dytë do të fillojë me 18 maj, kurse faza e tretë në fillim të muajit qershor.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë kësaj faze do të lejohen këto veprimtari:

-Tregtia me pakicë

-Dentistët dhe fizioterapeutët

-Floktarët dhe sallonet e ondulimit

-Tregu i gjelbër

-Gastronomia (merr me vete)

-Transporti hekurudhor

-Transporti urban dhe ndërurban

-Qendrat e thirrjeve

-Hapja e Muzeve dhe Galerive

IKSHPK mbrëmë ka njoftuar për 61 raste të shëruara dhe 1 rast të ri me koronavirus në Kosovë. Aktualisht janë gjithsej 862 raste me 622 të shëruar dhe 28 të vdekur./Gazeta Sinjali/