image Këto vende të Gjilanit s'do të kenë ujë të pijshëm nesër

Sociale

Këto vende të Gjilanit s’do të kenë ujë të pijshëm nesër

news image

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” në Gjilan – Njësia Kamenicë, ka njoftuar për ndërprerje të ujit në lagjen “Iliria” dhe fshatin Berivojcë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, nesër do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm gjatë orarit të rregullt të punës, për shkak të punimeve në rrjetin primar dhe sekondar të ujësjellësit.

“Ju njoftojmë se për shkak të punimeve në rrjetin primar dhe sekondar të ujësjellësit nga operatori privat në lagjen “Iliria” dhe Berivojcë,  do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë gjatë orarit të rregullt të punës duke filluar nga nesër, ditë e martë, dt. 09.03.2021 deri në zëvendësimin e të gjithë gypave AC dhe realizimin e rilidhjeve individuale”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta Sinjali/