image Këto tri shtete dëbojnë diplomatët rusë

Botë

Këto tri shtete dëbojnë diplomatët rusë

news image

Letonia dhe Estonia kanë thënë se do të dëbojnë nga tre diplomatë rusë, derisa Lituania u kanë thënë katër rusëve që të largohen nga shteti.

Ministri i Jashtëm i Letonisë, Edgars Rinkevics, ka thënë në Twitter se Riga është duke dëbuar tre punëtorë të Ambasadës ruse “në lidhje me aktivitete që janë në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik, dhe duke marrë parasysh agresionin e vazhdueshëm rus në Ukrainë”.

“Ky vendim është koordinuar me Lituaninë dhe Estoninë”, ka thënë ai.

Estonia ka thënë se tre diplomatët, që u ka kërkuar të largohen, kanë qenë duke minuar sigurinë e Estonisë dhe duke përhapur propagandë për të arsyetuar veprimet ushtarake të Rusisë.

/GazetaSinjali/