image Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia refuzojnë të dëbojnë diplomatët rusë - Sinjali

Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia refuzojnë të dëbojnë diplomatët rusë

news image

Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia deri më tani kanë refuzuar të dëbojnë diplomatët rusë, në kontrast me 15 vende të BE-së që deri tani kanë dëbuar më shumë se 200 si përgjigje ndaj krimeve të të luftës në Ukrainë, raporton Guardian.

Në dy muajt e kaluar janë dëbuar 200 diplomatë të tjerë rusë.

Ngurrimi i Mbretërisë së Bashkuar për të vepruar ishte pavarësisht një paralajmërimi nga sekretarja e saj e jashtme, Liz Truss, e cila tha se “epoka e angazhimit” me Rusinë ka përfunduar.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau ka mbrojtur vendimin, duke thënë se ka të ngjarë që Rusia të hakmerret me një masë reciproke. Ai tha se nuk ishte i sigurt nëse “gjesti simbolik” do të ia vlente që diplomatët kanadezë të dëboheshin nga vendi.

Javën e fundit Polonia, Gjermania, Franca, Sllovenia, Italia, Spanja, Belgjika, Holanda, Danimarka, Letonia, Greqia, Portugalia, Estonia, Irlanda, Suedia, Republika Çeke, Austria dhe Luksemburgu kanë dëbuar të gjithë diplomatë ruse.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin