Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Kanadaja dhe Japonia do të ndalojnë importet e arit rus në fazën e fundit të përpjekjes për të gjymtuar ekonominë e Rusisë në përgjigje të luftës në Ukrainë.
Eksportet e arit ishin me vlerë 15.2 miliardë dollarë në Rusi në vitin 2021 dhe rëndësia e tyre është rritur që nga pushtimi i Ukrainës nga Vladimir Putin, pasi oligarkët kanë nxituar të blejnë shufra ari ose argjendi për të shmangur ndikimin e sanksioneve, tha Downing Street.
Zyrtarët besojnë se për shkak se Londra është një qendër kryesore e tregtisë së arit, sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar do të kenë një ndikim të madh në aftësinë e Putinit për të mbledhur fonde për të financuar përpjekjet e tij të luftës, raporton Association Press.
Ndalimi do të hyjë në fuqi së shpejti dhe do të zbatohet për arin e sapo nxjerrë ose të rafinuar. Ai nuk do të ndikojë në arin me origjinë ruse që është eksportuar më parë nga Rusia , shtoi qeveria britanike.