Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër tri rrugë nuk do të jenë të qasshme për qarkullim, për shkak të punimeve.
“Për shkak të punimeve të shtresës finale të asfaltit, rrugët “Gazmend Zajmi”, “Ali Pashe Tepelena” dhe “Karl Gega” do të mbyllen për qarkullim, prej ditës së enjte, 22 tetor nga ora 07:30 deri te premten 23 tetor në orën 18:00”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Njoftimi i plotë:
Për shkak të punimeve të shtresës finale të asfaltit, rrugët “Gazmend Zajmi”, “Ali Pashe Tepelena” dhe “Karl Gega” do të mbyllen për qarkullim, prej ditës së enjte, 22 tetor nga ora 07:30 deri te premten 23 tetor në orën 18:00
Ju lusim që qarkullimin e juaj të e planifikoni bazuar në këtë njoftim dhe që gjatë kësaj kohe të i shfrytëzoni rrugët alternative. /Gazeta Sinjali/