image Këto janë vendet e para që e festuan Vitin e Ri 2021

Botë

Këto janë vendet e para që e festuan Vitin e Ri 2021

news image

Vendet ishullore në Paqësor, Samoa, Kiribati, Zelanda e Re dhe Fixhi, tashmë kanë hyrë në vitin 2021.Viti i Ri së pari në botë u festua në Samoa dhe Ishullin (Ishulli Christmas) në Kiribati. Ishujt pritën vitin 2021 në orën 11:00 sipas Orës Evropiane Qendrore (CET).

Pas Kiribatit dhe Samoas, Zelanda e Re dhe Fixhi hynë në Vitin e Ri në orën 12:00 (CET).

Sky Tower në Auckland u ndriçua me drita speciale me rastin e Vitit të Ri. Festime u zhvilluan gjithashtu në zonën e portit në Wellington.Vendi që më së fundi në botë do ta presë Vitin e Ri do të jetë Samoa Amerikane në Paqësorin Jugor.

/Gazeta Sinjali/