Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka miratuar dokumente dhe vendime të fushës së përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore, shkruan Gazeta Sinjali.
Kabineti qeveritar, miratoj ndarjet buxhetore për zbatimin e disa masave të pakos, siç po e quajnë për ringjallje ekonomike, si dhe projektligje dhe drafte të planeve strategjike të veprimit.
Ekzekutivi miratoi Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së financimit “Projekti emergjent i Kosovës për Covid 19, financim shtesë, në mes të Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.
Miratuan edhe draftin e planit të veprimit për zbatimin e fazës së dytë të prioriteteve politike të dakorduara ndërmjet BE-së dhe Kosovës për agjendën për reforma evropiane. Ndërkohë, miratuan edhe Draftin e Strategjisë për Sundimin e Ligjit 2021-2026.
Në kuadër të zbatimit të pakos ekonomike, Qeveria miratoi vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore për subvencionimin e policave kufitare për zbatimin e vendimit të qeverisë, si mbështetje ndaj mërgatës.
E bënë edhe ndarjen e mjeteve buxhetore edhe Fondin për Garanci Kreditore si zbatim i masës. 2.2 të pakos për ringjallje ekonomike.
Vendim morën edhe për ndarjen e mjeteve buxhetore për Ministrinë e Financave për mbështetje për pensionistët dhe familjet me asistencë sociale, si rezultat i masës 3.2 të pakos për ringjallje ekonomike.
Në mbledhjen e sotme u emërua Komisioni Qeveritar për njohjen e statutit të ish-të Dënuarve dhe ish të Përndjekurve Politik. Emrat e përbërjes së re të këtij Komisioni janë Petrit Shala, Isak Shabani, Berat Luzha, Hydajet Hyseni Klaoshi dhe Mazllum Baraliu.
Gjithashtu u emërua edhe Komisioni Shtetëror për Rini, si dhe u plotësua Bordi i ShSKUK-së.
Qeveria njëkohësisht ka propozuar që krahas 24 Qershorit si Dita Memoriale e komunitetit egjiptian në këtë projektligj të shtohet edhe 26 Korriku si Dita e Policëve të rënë në kryerjen e detyrës.