Qeveria Kurti ka mbajtur mbledhjen e radhës elektronike sot, në të cilën u votuan masat e reja antiCOVID, raporton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali ka arritur që ta sigurojë dokumentin me të gjitha masat që morën dritën jeshile nga kabineti qeveritar.
Në mesin e këtyre masave është edhe shtyrja e datës së fillimit të vitit të ri shkollor, ora policore prej 22:00 deri në 05:00, të punohet me staf esencial, vendosja obligative e maskës (përveç kur jeni vetëm ose me anëtarë të familjes) dhe që gastronomia të punojë vetëm në ambiente të mbyllura./Gazeta Sinjali/
Vendim-i-Mbledhjes-së-35-të-të-Qeverisë-së-Republikës-së-Kosovës-1-1-3