Të premten që lamë pas ka filluar aplikimi për tërheqjen e mjeteve prej 10 për qind nga Trusti, shkruan Gazeta Sinjali.
Deri më tani, për më shumë se 48 orë, kanë aplikuar gjithsej 270 mijë e 46 qytetarë të Republikës së Kosovës.
Kështu ka bërë ditur vet faqja zyrtare e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.
Kurse, 5 mijë e 779 është numri i personave që kanë aplikuar për t’i tërhequr deri në 10 euro nga Trusti.