image Këto janë shtetet që kanë nënshkruar kontratë për t'u furnizuar me vaksinën kundër koronavirusit

Botë

Këto janë shtetet që kanë nënshkruar kontratë për t’u furnizuar me vaksinën kundër koronavirusit

news image

Italia, Gjermani, Franca dhe Holanda kanë nënshkruar kontratë me “Astrazenecan”, për të furnizuar evropianët me vaksinë kundër koronavirusit.

Këtë e ka bërë të ditur ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, transmeton Gazeta Sinjali.

“Kontrata vlen për 400 milionë doza të vaksinës, e cila u zhvillua nga Universiteti i Oksfordit dhe që ka avancuar në fazën e eksperimentimit e pritet të përfundojë në vjeshtë”, ka thënë Roberto Speranza në një postim në Facebook.

Ai ka shtuar se kontingjenti i parë i vaksinës mund të jetë në dispozicion kah fundi i vitit.

Komisioni Evropian ka marrë mandat nga qeveritë e Bashkimit Evropian të premten për të negociuar blerjen e vaksinave premtuese kundër koronavirusit. /Gazeta Sinjali/.