Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare për zgjedhjet për kryetar të komunës së Dragashit, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas këtyre rezultateve, kandidati i LDK-së, Bexhet Xheladini, fiton me 51.16 për qind. Ndërsa kandidati i PDK-së, Shaban Shabani, ka marrë 48.84 për qind të votave.
Ky vendim i KQZ-së vjen pas përsëritjes së votimit jashtë Kosovës për votuesit e regjistruar nga kjo komunë dhe numërimit të fletëvotimeve.
/GazetaSinjali/