image Këto janë rezultatet e votave nga numërimi deri në orën 12:00

Kosovë

KQZ/ Këto janë rezultatet e votave nga numërimi deri në orën 12:00

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri në orën 12:00, ka numëruar 96.94 të votave apo 2.469 vendvotime nga gjithsej 2.547.

VV prinë serish ndaj LDK-së me 5,700 vota sado që më herët ishte zvogëluar diferenca mes  këtyre partive.

Rezultati i fundit tregon se Lëvizja Vetëvendosje është e para me një rezultat 25,61 %, 200, 143 vota.

Pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 24,88%, apo 194. 443 vota.

Partia Demokratike e Kosovës renditet e treta me 21,06 %, apo me 164,577 vota.

Në vendin e katërt renditet Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Partia Social Demokrate me 11,52%, apo me 90.019 vota. Nisma Soacialdemokrate –  Aleanca Kosova e re dhe Partia e Drejtësisë , 4,89% ose 38.219./ Gazeta Sinjali/      

Sipas këtij rezultati është zvogëluar diferenca mes  VV-së dhe LDK-së.

VV prinë ndaj LDK-së me vetëm 5, 488 vota.

Rezultati i fundit tregon se Lëvizja Vetëvendosje është e para me një rezultat 25,60 %, 199, 738 vota.

Pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 24,89%, apo 194. 250 vota.

Partia Demokratike e Kosovës renditet e treta me 21,07 %, apo me 164,385 vota.

Në vendin e katërt renditet Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Partia Social Demokrate me 11,52%, apo me 89,911 vota. Nisma Soacialdemokrate –  Aleanca Kosova e re dhe Partia e Drejtësisë , 4,890% ose 37.143./ Gazeta Sinjali/