image Këto janë pikat e diskutimit në mbledhjen e nesërme të Kryesisë së Kuvendit

Politikë

Këto janë pikat e diskutimit në mbledhjen e nesërme të Kryesisë së Kuvendit

news image

Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se mbledhja e Kryesisë së kaluar të Kuvendit do të mbahet vetëm për çështjet teknike, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas tij, në këtë mbledhje do të diskutohet për caktimin e rendit të ditës gjatë seancës konstituive si dhe vendet ku do të ulen deputetët, sipas grupeve përkatëse parlamentare.

“Mbledhja e nesërme e Kryesisë së legjislaturës së kaluar, lidhur me përgatitjet për seancën konstitutive, shërben vetëm në aspektin teknik, për të caktuar rendin e ditës dhe vendet ku do të ulen deputetët, sipas grupeve përkatëse parlamentare”, shkroi ndër të tjera ai.

Po ashtu, ai tha se rendi i ditës gjatë seancës konstituive përfshin formimin e komisioneve të përkohshme për verifikimin e kuorumit dhe mandateve si dhe zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

“Rendi i ditës gjatë seancës konstituive përfshin formimin e komisioneve të përkohshme për verifikimin e kuorumit dhe mandateve, si dhe zgjedhjen e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve të Kuvendit – që vijnë nga radhët e tri grupeve më të mëdha parlamentare LVV, PDK dhe LDK – si dhe dy nga radhët e komuniteteve – 1 serb dhe një nga komunitetet tjera jo-shumicë”, shkroi ndër të tjera Cakolli./Gazeta Sinjali/