Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në Kosovë aktualisht janë 440 raste aktive me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.
Mirëpo, nga të gjitha komunat prinë ajo e Prishtinës. Në kryeqytet janë 99 qytetarë që janë të infektuar me këtë virus.
E pas Prishtinës, vjen komuna e Ferizajt. Në këtë komunë janë 45 raste aktive me COVID-19.
Me 28 raste aktive me virusin korona, komuna e Prizrenit radhitet e treta.
E katërta është ajo e Gjilanit, ku 25 qytetarë janë të infektuar me koronavirus.
Ndërsa e fundit në këtë top-pesshe është komuna e Klinës, me 23 raste aktive.
Sipas raportit të djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, 14 persona kanë rezultuar pozitiv për 24 orë.