21 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit si pasojë e infektimit me koronavirus. 12 prej viktimave janë burra dhe 9 janë gra. Ministria e Shëndetësisë ka treguar edhe se të çfarë grupmoshash janë viktimat.
Bazuar në infografikën e MSH-së, një prej viktimave i takon grupmoshës 20-29 vjeç, një viktimë tjetër i grupmoshës 30-39, një i grupmoshës 40-49, pesë viktima janë të grupmoshës 50-59 vjeç, tri viktima të grupmoshës 60-69 vjeç dhe shtatë viktima janë të moshës 70-79 dhe tri viktima janë të moshës mbi 80-vjeçare.