image Këto janë masat e reja antiCOVID të miratuara nga Qeveria e Kosovës, hyjnë në fuqi prej nesër

Shëndetësi

Këto janë masat e reja antiCOVID të miratuara nga Qeveria e Kosovës, hyjnë në fuqi prej nesër

news image

Sot janë miratuar masat e reja antiCOVID. Sipas një dokumenti që e ka siguruar Gazeta Sinjali ora policore do të fillojë në orën 22:00 dhe do të mbarojë në orën 05:00.

Në masat e reja bënë pjesë edhe kufizimi i orarit të shërbimeve të gastronomisë, e ku me masat e reja do të lejohet puna e gastronomisë nga ora 05:00 deri në orën 21:00, raporton Gazeta Sinjali.

Po ashtu, muzika do të lejohet vetëm deri në orën 20:30.

/GazetaSinjali/