Dje janë miratuar masat e reja antiCOVID, ndërsa sot do të fillojë zbatimi i tyre, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas vendimit të Qeverisë ora policore do të fillojë në orën 22:00 dhe do të mbarojë në orën 05:00.
Në masat e reja bënë pjesë edhe kufizimi i orarit të shërbimeve të gastronomisë, e ku me masat e reja do të lejohet puna e gastronomisë nga ora 05:00 deri në orën 21:00.
Po ashtu, muzika do të lejohet vetëm deri në orën 20:30.