image Këto janë komunat me më së shumti raste aktive me COVID-19

Shëndetësi

Këto janë komunat me më së shumti raste aktive me COVID-19

news image

Gjatë 24 orëve të fundit ka humbur jetën një person si pasojë e infektimit me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 41 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Kurse, gjatë kësaj periudhe janë shëruar 198 persona.

Ndërkaq, në vendin tonë janë 1 mijë e 737 raste aktive.

Nga 41 rastet pozitive të konfirmuara ditën e djeshme 16 prej tyre janë në komunën e Prishtinës. Kurse, raste aktive në këtë komunë janë 312.

Pas Prishtinës komuna e dytë me numër më të madh të rasteve aktive është ajo e Prizrenit, ku aktualisht janë 114 raste pozitive dhe vetëm gjatë ditës së djeshme janë shënuar 6 raste të reja.

Komuna e tretë është ajo e Mitrovicës me 110 raste aktive. MSH-ja ka njoftuar se në 24 orët e fundit në këtë komunë një person ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Në këtë link mund të shikoni për më shumë detaje.

/Gazeta Sinjali/