image Këto janë katër golat që konkurojnë për më të mirin e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve

Futboll

Sport/ Këto janë katër golat që konkurojnë për më të mirin e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve

news image

UEFA përmes faqes zyrtare ka publikuar katër golat më të mira, të realizuara në fazën e grupeve nga ku do të zgjidhet edhe goli më i mirë.

Në garë për golin më të mirë janë: Douglas Costa, Lautaro Martinez, Luis Suarez dhe Marcel Sabitzer.

Sulmuesi i Juventusit realizoi një gol shumë të mirë në Rusi, përballë Lokomotivës së Moskës, teksa pas një kombinimi perfekt me Higuainin, ia doli ta dërgojë topin në rrjetë në minutën e 93’, duke i dhënë fitoren Juventusit.

Në garë për golin më të bukur është edhe Lautaro Martinez, pikërisht për golin që realizoi ndaj Slavia Pragës, në Çeki, në ndeshjen e fituar nga zikaltërit me rezultatin 3-1.

Edhe Suarez me golin e realizuar ndaj Interit në ndeshjen e zhvilluar në “Camp Nou”, ka hedhur kandidaturën për tu përzgjedhur si goli më i bukur.

I katërti është futbollisti i Lajpcigut, Marcel Sabitzer, i cili realizoi një gol me të vërtetë spektakolar ndaj rusëve të Zenitit në Gjermani.

Faza e grupeve e Ligës së Kampionëve ka përfunduar dhe tashmë skuadrat e kualifikuara kanë njohur edhe kundërshtarët e ardhshëm për fazën tjetër.