image Këto janë emojit e reja të prezantuara nga Apple

Teknologji

Këto janë emojit e reja të prezantuara nga Apple

news image

Apple ka prezantuar disa emoji të reja të cilat do të shfaqen në versionin iOS 14.5.

Një emoji që ka marrë vëmendjen është edhe një grua me mjekër.

Të gjithë emojit e rinj, sigurisht, janë aprovuar nga Konsorciumi Unicode dhe u takon kompanive të hartojnë se si do të duken në platformat e tyre, për shembull në WhastApp dhe Viber.

Emoji e re është edhe një shiringë që nuk do të jetë më e mbushur me gjak, në mënyrë që të mund të përdoret si një emoji për një vaksinë, për shembull, për COVID-19.

/Gazeta Sinjali/