image Dy arsyet pse u vendos që të shpërbëhet Kuvendi
[wp-story id="814678"]

Kosovë

Dy arsyet pse u vendos që të shpërbëhet Kuvendi

news image

Shefi i grupit parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi, ka treguar edhe dy arsyet se pse është zgjedhur data 22 gusht për shpërndarjen e Kuvendit dhe jo një datë më e afërt.

Sipas tij, e para ka të bëjë me rekomandimet e Bashkimit Evropian e cila ka kërkuar kohë për të përgatitur misionin e saj vëzhgues për zgjedhjet e jashtëzakonshme në vend.

“Arsyeja se pse u vendos data të jetë 22 gusht dhe jo menjëherë ka të bëjë me shqetësimet dhe rekomandime t e BE-së që na nevojitën pak më shumë kohë për t’u përgatitur misionin vëzhgues që do ta dërgojnë në Kosovë. Nëse nesër do të shpërndahej Kuvendi dhe 15 shtatori do të ishte data e zgjedhjeve ata do të kishin vështirësi në përgatitjen e misionit vëzhgues për ta dërguar në Kosovë dhe për të vëzhguar zgjedhjet”, deklaroi ai.

Ai tregoi edhe për një tjetër argument që ka detyruar të vendosin për datën 22 gusht.

“Sipas kushtetutës është në diskrecion të presidentit t’i shpallë në ditën e 30 apo në ditën e 45 zgjedhjet, pra ka një diskrecion 15 ditësh, prandaj vendosëm duke i pas këto argumente që u hodhën në tavolinë të vendosim për këtë datë, nuk ka ndonjë arsye tjetër”, tha Sherifi.

Duke folur për monitorimin e zgjedhjeve nga misionet ndërkombëtare, sidomos nga ai i Bashkimit Evropian, Sherifi tha se kërkohet që zgjedhjet të mirë organizuara dhe të ketë rregullsi.

“Cilësia e organizmit të zgjedhjeve është shumë e rëndësishme, rregullsia është po aq e rëndësishme, dhe kemi nevojë që këto zgjedhje të mbikëqyren nga misioni vëzhgues ndërkombëtarë sidomos i Bashkimit Evropian, prandaj ramë dakord gjithë së bashku që data e shpërndarjes të jetë 22 gushti që zgjedhjet të jenë në fund të shtatorit apo tetorit varësisht nga data kur përcakton tani presidenti”, vijoi Sherifi. /Sinjali/