image Këto janë dobitë e hudhrës, bëni mirë t'ia duroni aromën

Këshilla/ Këto janë dobitë e hudhrës, bëni mirë t’ia duroni aromën

news image

Hudhra u jep shije më të mirë ushqimeve për shkak të shijes së saj mahnitëse. Ndonëse shumë nuk e duan aromën e saj, hudhra njihet për vetitë e saj udhqyese dhe shëruese.

Hudhra njihet si antibiotiku më i fuqishëm natyral.

‘Journal of Antimicrobial Chemotherapy’ ka publikuar një studim të kryer nga Universiteti Shtetëror i Uashingtonit, ku është përqendruar në një prej baktereve më të zakonshme, që quhet campylobakteri.

Ky bakter është shkaktari kryesor i shumë sëmundjeve që shpijnë në diarre, grip dhe dhembje barku.

Hulumtimet kanë treguar se hudhra është 100 herë më e aftë ta shkatërrojë atë bakter sesa antibiotikët e zakonshëm. Veç kësaj, shkencëtarët po ashtu kanë zbuluar se hudhra vepron shumë më shpejt se ilaçet.

Përveç vetive antibiotike që ka, hudhra ofron përfitime shëndetësore tjera, si:

– E forcon sistemin e imunitetit          
– E pastron gjakun nga toksina           
– E zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare
– E zvogëlon rrezikun e kancerit        
– Ndihmon të rikuperoheni më shpejt nga gripi          
– E trajton në mënyrë natyrale shtypjen e gjakut./Gazeta Sinjali/