Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka publikuar çmimet e derivateve për sot.
Sipas njoftimit, çmimi maksimal i lejuar për produktin e naftës do të jetë 1.77 euro për litër, ndërkohë që çmimi maksimal i lejuar për benzinë është 1.41 euro për litër.
Ndryshe, çmimi i gazit edhe për sot do të jetë 73 centë.
Këto çmime hyjnë në fuqi nga sot në ora 10:00 dhe vlejnë 24 orë pas publikimit.