image Këto janë 21 vendet me më së shumti tullacë në botë

Kuriozitete

Këto janë 21 vendet me më së shumti tullacë në botë

news image

Vendi me përqindjen më të madhe të tullacëve në botë, sipas një liste të re të publikuar nga “World Population Review”, e bazuar në të dhënat e “Vantage Hair Clinic”, është Republika e Çekisë.

Kjo listë përfshin 21 vendet me përqindjen më të madhe të tullacëve. Aty janë përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar përfshijnë.

Shumica e vendeve në listë kishin popullsi të madhe kaukaziane, grup i prirë të humbasë flokët më shpejt se racat e tjera.

Studiuesit zbuluan se burrat në Republikën Çeke kishin kokat më të lëmuara, me më shumë se 40 për qind të popullsisë së saj të rritur meshkuj që vuanin nga rënia e flokëve. Spanja, Gjermania e Franca pasojnë listën me Mbretërinë e Bashkuar që mbyll top-pesëshen.

95 për qind e rënies së flokëve te meshkujt shkaktohet nga alopecia androgjenetike, e njohur edhe si tullaciteti mashkullor. Kjo është një veçori e trashëguar që shkaktohet nga një ndjeshmëri gjenetike ndaj një nënprodukti në testosterone të quajtur “dihydrotestosterone” (DHT). Folikulat e flokëve të ndjeshme ndaj DHT-së tkurren me kalimin e kohës, duke shkurtuar jetëgjatësinë e çdo floku derisa folikulat të ndalojnë së prodhuari flokët krejtësisht.

Mundësia për t’u bërë tullac rritet me kalimin e moshës. Kjo sepse me kalimin e moshës, testosteroni konvertohet në DHT, kështu që ata që kanë një ndjeshmëri ndaj saj priren të humbasin përfundimisht flokët.

Dieta mund të jetë gjithashtu një faktor. Kuzhina çeke është e rëndë në supa dhe zierje të gjellëve të trasha, pjata me mish, amidon, si dhe birrë. Këto ushqime kanë shumë më pak gjasa të kenë sasi të larta vitaminash dhe mineralesh të nevojshme për rritjen e flokëve.

Kosova nuk është në këtë listë. Vendin e parë e zë Çekia kurse të fundit në këtë listë prej 21 vendesh e zë Zelanda e Re me 29% të burrave tullacë.

/GazetaSinjali/