image Këtë javë fillon stinori pranveror në Superligën e Kosovës

Futboll

Këtë javë fillon stinori pranveror në Superligën e Kosovës

news image

Këtë javë fillon stinori pranveror në Superligën e Kosovës, shkruan Sporti në Sinjali.

Ndeshjet e para që do të zhvillohen sot janë Drita – Llapi, Besa – Ballkani dhe Prishtina – Drenica, të cilat fillojnë nga ora 13:00.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka njoftuar se për shkak të pandemisë COVID-19, edhe këtë stinor ndeshjet do të zhvillohen pa prezencë të tifozëve.

“Uroj për të gjithë një stinor të mbarë, me shpresë se së shpejti do të krijohen rrethanat që dalëngadalë të fillojë edhe rikthimi i tifozëve në stadiume, që do t’i jepnin ngjyrë dhe emocion shtesë kampionatit”, shkroi ndër të tjera Ademi në Facebook./Sporti në Sinjali/