image Këtë fjalë e kërkuan më së shumti në Google shqiptarët gjatë vitit 2019

Këtë fjalë e kërkuan më së shumti në Google shqiptarët gjatë vitit 2019

news image

Motori i kërkimit Google në fund të vitit publikon një listë me gjërat më të kërkuara nga njerëzit përgjatë 12 muajve të vitit, duke përfshirë shumë kategori që nga ngjarjet më të bujshme, këngëtarët, muzika, filmat e suksesshëm etj.

Sipas Google, shqiptarët kanë kërkuar më shumë për dukurinë natyrore të tërmetit dhe historikun e tij, duke e lidhur këtë kërkim edhe fatkeqësinë që tronditi Shqipërinë më 26 nëntor.

Platforma gjigante e kërkimit ka publikuar raportin më të fundit për 2019 dhe ndër ngjarjet për të cilat njerëzit kanë kërkuar më shumë informacion janë Uragani Dorian, zjarri që ra në Katedralen Notre Dame në Paris.

Ndërkaq Google përfshin një listë me kategori të ndryshme për të cilat njerëzit kanë kërkuar informacion. Lista përfshin emra të shumtë nga Antonio Brown, Neymar, Greta Thunberg, Rami Malek, Brie Larson, e shumë emra të tjerë./Gazeta Sinjali.