Dy ministra të tjerë të Qeverisë Kurti sot do të pranojnë edhe solemnisht detyrën nga paraardhësit e tyre.
Bëhet fjalë për ministrin e Integrimit Evropian, Blerim Reka, i cili do të pritet nga tashmë ish-ministrja Dhurata Hoxha në ambientet e Ministrisë së Integrimit Evropian.
Po ashtu, ministrja e re e Ekonomisë, Punësimit, Industrisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari do të pranojë detyrën nga ish-ministri Skënder Reçica në MPMS.
Dorëzimi i detyrave ministrore te këto dy ministri do të mbahen në ora 11:00./Gazeta Sinjali/