Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një aksion të zhvilluar në Prizren nga ana e Policisë së Kosovës, i cili përfundoi me arrestimin e tre personave.
Sipas burimeve të Sinjalit, Policia mbrëmë rreth orës 22:00 ka kontrolluar një kafeteri në rrugën “Xhevat Berisha”, ku ka hasur tre persona duke luajtur bixhoz, të cilët më pas janë arrestuar.
Sinjali mëson se tre personat e arrestuar janë:
- Blerim Çakërxhiu;
- Qëndrim Sertolli;
- Belkim Berisha.
Në momentin që janë zënë nga Policia, Sertolli dhe Berisha kanë qenë duke luajtur, ndërsa Blerim Çakërxhiu është pronari i lokalit.
Gjatë kontrollit të lokalit janë gjetur: një monitor, një llaptop, 17 tiketa të lojëra të fatit, një printer tiketash për lojëra dhe para në vlerë prej 305 euro.
Të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit Sertolli dhe Berisha janë liruar, ndërsa Çakërxhiu është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.