image Këta janë policët e dyshuar për torturimin dhe trajtimin çnjerëzor të qytetarit duarlidhur në Stacionin Policor në Gjakovë

Kosovë

Detaje/ Këta janë policët e dyshuar për torturimin dhe trajtimin çnjerëzor të qytetarit duarlidhur në Stacionin Policor në Gjakovë

news image

Këta janë pesë nga gjashtë zyrtarët policorë që dyshohet se janë përfshirë në rastin e dhunimit brutal të qytetarit me duar të lidhura në Stacionin Policior të Gjakovës, nëntorin e vitit 2018.

Gazeta Sinjali ka siguruar fotot e komandantit, Kristë Gjokaj, kapitenit Bekim Preqi dhe zyratrëve policorë, Milot Ukaj, Shaban Limanaj, Gëzim Biblekaj ndërsa mungon fotoja e të dyshuarit të gjashtë, Agron Idrizi.

Ata dyshohet se janë bashkëpërgjegjës për torturën dhe trajtimin çnjerëzor ndaj qytetarit të prangosur brenda stacionit policor të Gjakovës.

Sipas videos ekskluzive të transmetuar mbrëmë nga Gazeta Sinjali dhuna ndaj qytetarit Muhamer Raifit fillon nga vetë komandanti, Kristë Gjokaj i cili e godet me grushte të arrestuarin e prangosur duke e rrëzuar në dysheme pasi ai sillet në stacion i gjakosur dhe në gjendje të dërrmuar si pasojë e dhunës fizike të ushtruar ndaj tij.   

Komandanti Kristë Gjokaj duke goditur qytetarin e prangosur

Nuk vonon shumë, shefi Gjokaj pasohet nga vartësit e tij të cilët e rrahin të prangosurin me grushta e shkelma.

Dhunuesi i cili shihet duke goditur më së shumti të arrestuarin është polici civil me patika, Milot Ukaj i cili kthehet disa herë për ta rrahur qytetarin gati për vdekje.

Ai provon forcën e tij fizike me sa takat që kishte mbi trupin e Muhamer Raifit, ndonëse ishte i prangosur dhe i dorëzuar sikur në çastet e fundit të jetës së tij.

Polici Milot Ukaj duke e goditur qytetarin e prangosur

Polici Milot Ukaj duke e goditur qytetarin e prangosur
Polici Milot Ukaj duke e goditur qytetarin e prangosur

Polici Milot Ukaj duke e goditur qytetarin e prangosur

Në një moment brenda në dhomën e ndalimit në Stacionit Policor, Milot Ukaj e shtërngon me dorë nga prapa për fyti të prangosurin, gati në ngulfatje, përderisa një zyrtar tjetër policor, shkep grushta e shkelma ndaj tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Polici Milot Ukaj shtërngon me dorë nga prapa për fyti të prangosurin

Dhunë brutale ndaj të arrestuarit i bashkohet edhe kapiteni Bekim Preqi, të cilët së bashku e  sjellin të arrestuarin deri në prag të agonisë, përmes përdorimit të dhunës në shkallën e torturës çnjerëzore, shkruan Gazeta Sinjali.

Bekim Preqi duke sulmuar të prangosurin

I shtrirë në tokë nga goditjet, Muhamer Raifi, duarlidhur, përpëlitet në pllakat e dyshemesë, pa i ofruar ndihmë askush plot 40 minuta.

Ndërsa më pas, kur trupi i qytetarit u tërhoq zvarrë nga kordiori, gjurmët e gjakut dhe të krimit pastrohen me fshisë nga një zyrtar policor.

Ndaj këtij rasti, është deklaruar sot për Gazetën Sinjali, Komandanti i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, i cili  e ka dënuar dhunën brutale ndaj qytetarit me duar të lidhura të ushtruar nga komandanti i Stacionit Policor të Gjakovës, Kristë Gjokaj dhe pesë vartësit e tij të dyshuar për përfshirje në këtë rast, kapiteni Bekim Preqi, rreshteri Gëzim Biblekaj si dhe Milot Ukaj, Shaban Limanaj dhe Agron Idrizi.

Qalaj ka thënë se dhuna ndaj të prangosurit është e papranueshme pavarësisht se për kënd bëhet fjalë.

Përkundër gjithë kësaj dhune, komandanti dhe pesë policët vazhdojnë t`i ushtrojnë funksionet e tyre zyrtare në vendin dhe pozitën e njëjtë. Atyre u ishte revokuar vendimi për suspendim vëtëm pas një muaji, nga Inspektorati Policor i Kosovës përkundër torturave dhe trajtimit çnjerëzor ndaj qytetarit Muhamer Raifi i cili gjendej me duar të lidhura.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /Gazeta Sinjali/