Ekipet e dy lojtarëve të Kombëtares së Kosovës, Valon Berishës dhe Milot Rashicës kanë arritur të kalojnë në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë.
Werder Bremeni, ekipi ku luan Rashica, në çerekfinale do të përballet me Elintracht Frankfurt.
Kurse, skuadra e re e Valon Berishës, Fortuna Dusseldorf në këtë çerekfinale do të luajë kundër skuadrës nga liga rajonale FC Saarbrücken. Përballja me një skuadër nga liga rajonale ia bën më të lehtë kalimin e Dusseldorfit në gjysmëfinale.
Përveç këtyre dy skuadrave, ndeshja më interesante do të jetë ajo në mes të Schalke 04-Bayern Munich, që konsiderohet edhe derbi në këtë fazë të garave.
Dueli tjetër është ai i Bayer Leverkusen dhe Union Berlin. Ndeshjet çerekfinale do të zhvillohen në datat 3 dhe 4 mars. /Gazeta Sinjali/