image Këta janë katër antarët e familjes që u vranë nga policja në Gjilan

Kosovë

Tragjedi/ Këta janë katër antarët e familjes që u vranë nga policja në Gjilan

news image

Hanife Bllaca, Zeqir Bllaca, Fisnik Bllaca dhe Blerim Bllaca janë familjarët që u qëlluan për vdekje nga policja Valdete Bllaca në Gjilan.

Zeqir dhe Hanife Bllaca ishin prindërit e zyrtares policore, Valdete Bllaca, e cila rreth orës 13:00 qëlloi për vdekje edhe dy vëllezërit e saj: Fisnik dhe Blerim Bllacën.

Tragjedinë e rëndë, përpos Policisë e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore e Gjilanit.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot rreth orës 13h, nga një zyrtare policore janë vrarë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje. Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë./Gazeta Sinjali/