image Këta janë futbollistët e prekur me koronavirus

Futboll

Sport/ Këta janë futbollistët e prekur me koronavirus

news image

Koronavirusi është përhapur me shpejtësi të madhe.

Italia mbetet vendi më i prekur pas Kinës, ndërsa vetëm dje në Itali u regjistruan afër 500 vdekje nga ky virus.

Edhe futbollistët nuk kanë mbetur imun nga koronavirusi me disa prej tyre tashmë të infektuar.

Por cilët janë ata?

Vetëm pak minuta pasi Premierliga njoftoi se ndeshjet do të luhen sic ishin planifikuar, trajneri i Arsenalit konfirmohet se është prekur me koronavirus.

Si rezultatt, e gjithë skuadra e Arsenalit futet në karantinë dhe ndeshjet u pezulluan.

Ylli i Chelseat, Callum Hudson-Odoi u konfirmua se është infektuar nga koronavirusi gjithashtu.

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Benjamin Mendy u raportua se është vet-izoluar pasi një anëtar i familjes së tij ishte infektuar me këtë virus.

Të premten, Evertoni njoftoi se skuadra ka hyrë në karantinë pasi një lojtar u raportua se kishte simptomat e koronavirusit.

5 pjesëtarë të ekipit të Bournemouthit, përfshirë portierin Artur Boruc hynë në karantinë pasi klubi konfirmoi se ata kishin shfaqur simptoma të ngjashme me COVID-19.

Në Serie A një numër i lojtarëve rezultuan pozitiv me koronavirus.

Ishte mbrojtësi i Juventusit, Daniele Rugani i pari që u konfirmua.

Kjo bëri që Ronaldo të mos kthehej në Torino por të qëndronte në Portugali.

Blaise Matuidi u bë lojtari i dytë i Juventusit që infektohet me koronavirus.

Sulmuesi i Sampdorias, Manolo Gabbiadini ishte lojtari tjetër që u konfirmua me COVID-19.

Më pas, Sampdoia njoftoi se bashkëlojtarët e Gabbiadinit, Albin Ekdal, Antonino La Gumina, Morten Thorsby, Fabio Depaoli dhe Bartosz Bereszynski rezultuan pozitiv me koronavirus.

Tre futbollistët e Fiorentinës, Vlahovic, Cutrone dhe Pezzella gjithashtu rezultuan pozitiv me këtë virus.

Në Spanjë, Real Madridi u fut menjëherë në karantinë pasi një lojtar i ekipit të basketbollit të Real Madridit doli pozitiv.

Mbrojtësi i Valencias, Ezequiel Garay u bë lojtari i pare i La Ligas që doli pozitiv me koronavirus, me ekipin që zbuloi më pas se 5 raste janë identifikuar me virus mes lojtarëve të ekipit të pare dhe stafit.

Espanyoli konfirmoi se 6 lojtarë të ekipit të pare dhe stafit rezultuan pozitiv me koronavirus.

Trajneri i të rinjve të Malagas, Francisco Garcia vdiq nga koronavirusi, pasi paraprakisht kishte edhe disa problem tjera me shëndetin.

Alaves konfirmoi dje se 15 anëtarë të ekipit kanë koronavirus përfshirë tre futbollistë që mbeten të panjohur.

Elche konfirmoi se një lojtar i ekipit të tyre ka rezultuar pozitiv gjithashtu./Gazeta Sinjali/