image Këta janë ekspertët që ka angazhuar Kurti për dialogun me Serbinë

Politikë

Këta janë ekspertët që ka angazhuar Kurti për dialogun me Serbinë

news image

Bernard Nikaj, Leon Malazogu, Robert Muharremi, Muhamet Mustafa e Veton Surroi janë ekspertët e angazhuar nga kryeministri Albin Kurti pë procesin e dialogut. Blerim Shala pritet t’i bashkohet këtij grupi.

Lajmin e ka bërë të ditur Grupi për Ballkan, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

“Ekspertët e angazhuar ofrojnë ekspertizë, mbështetje profesionale dhe përmbajtësore për procesin e dialogut, dhe i vihen në dispozicion Kryeministrit, kabinetit të tij dhe Zëvendëskryeministrit për Integrime evropiane, Zhvillim dhe Dialog. Ekspertët e jashtëm nuk kanë rol përfaqësues apo udhëheqës dhe kontraktohen vetëm nga Grupi për Balkan. Ekspertët e angazhuar deri më tani janë: Bernard Nikaj, Leon Malazogu, Robert Muharremi, Muhamet Mustafa, Veton Surroi. Së shpejti grupit të ekspertëve, pritet t’i bashkohet edhe Blerim Shala.

Ekspertë të tjerë mund të ftohen dhe angazhohen varësisht nevojave të qeverisë dhe dinamikës së procesit të dialogut. Ky aktivitet përbën njërin nga komponentet programore të Grupit për Ballkan, të cilat implementohen me mbështetjen e Qeverisë së Norvegjisë, në kuadër të kornizës “Zhvillimi i paqes & shtet-ndërtimit dhe avancimi i agjendës Evropiane”, është thënë nga Grupi për Ballkan.

/GazetaSinjali/