image Këta janë dy vëllezërit që u gjetën të vdekur në Shqipëri - Sinjali

Këta janë dy vëllezërit që u gjetën të vdekur në Shqipëri

news image

Sot në fshatin Maliq të Shqipërisë, u gjetën të vdekur dy vëllezër, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Report TV, viktimat janë Andrea Olldashi 33-vjeçar dhe Martin Olldashi 31-vjeçar.

Sipas njoftimit të Policisë së Shqipërisë, dyshohet se viktimat kanë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës dhe se Drejtoria e Policisë në Korçë është duke u marrë me rastin.

“Në lidhje me këtë ngjarje menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor, me ekspertët më të mirë të Policisë Kriminale të strukturave hetimore në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: