image Këta janë dy vëllezërit që u arrestuan për vrasjen e 22-vejçarit në Mitrovicë, ishin në arrati 6 muaj

Siguri

Këta janë dy vëllezërit që u arrestuan për vrasjen e 22-vejçarit në Mitrovicë, ishin në arrati 6 muaj

news image

Një person i moshës 22-vjeçare me inicialet M.K., ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në picerinë “Propper Pizza” në Mitrovicë me 12 shkurt të këtij viti, shkruan Gazeta Sinjali.

Për këtë rast mbrëmë Policia e Kosovës, pas 7 muajsh ka arritur të arrestoj personat që dyshohet se kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Personat e dyshuar janë vëllezërit, Valmir dhe Leurtim Selimi, nga fshati Kçiq i Mitrovicës.

Vrasja dyshohet se ka ndodhur në rrugën ‘Bislim Bajgora’ në Mitrovicën e Jugut, ku si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit ka vdekur viktima e moshës 22-vjeçare.

Nga burimet e Sinjalit rrethanat që dyshohet se kanë çuar deri te vrasja e 22-vjeçarit, mësohet se ishte një punëtore e “Maestro Delivery” pasi që e kishte lënë punën aty për të punuar në “Proper Pizza”, kishte inatosur të dyshuarin Valmir Selimi, pronar i biznesit “Maestro”.

Selimi kishte shkuar për të qëruar hesapet në picerinë “Propper Pizza”, pronarin e të cilit e kishte cak të vrasjes. Por, në momentin kritik, atij i kishte dalë përpara viktima 22-vjeçar, i cili ishte qëlluar dhe pasi që nuk kishte mundur t’i mbijetonte plagëve, kishte vdekur.

Gazeta mëson se ky është versioni i parë që po e heton policia, teksa nuk përjashtohen edhe motive të tjera, të cilat mbetet të konfirmohen vetëm pas zhvillimit të hetimeve.

Ndërkaq, nga arrestimi i mbrëmshëm Policia e Kosovës nga të dyshuarit ka sekuestruar dy armë të shkurta, të llojit pistoleta të cilat dyshohen të jenë përdorur në veprën penale.

Ndërsa, pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit, dy të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

/GazetaSinjali/

news image
news image