image Ngjarje e rëndë: Një i vrarë dhe dy të plagosur në Mitrovicë

Siguri

Ngjarje e rëndë: Një i vrarë dhe dy të plagosur në Mitrovicë

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Mitrovicë pasi një person dyshohet se është vrarë, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç mëson Gazeta Sinjali, personi që dyshohet se është vrarë, është punëtor në picerinë “Proper Pica”.

Po ashtu, në këtë incident kanë mbetur edhe dy persona të plagosur, gjersa ende nuk dihet gjendja e tyre.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, por të njëjtit kanë qenë të paqasshëm.

/Gazeta Sinjali/