image Këta janë dy tifozët që dyshohet se e rrahën portierin e Ballkanit, kërkohet paraburgimi i tyre

Futboll

Këta janë dy tifozët që dyshohet se e rrahën portierin e Ballkanit, kërkohet paraburgimi i tyre

news image

Dje gjatë derbit mes Gjilanit dhe Ballkanit, disa tifozë e sulmuan portierin e Ballkanit, Stivi Frashërin, ndaj të cilëve po kërkohet caktimi i masës së paraburgimit. Burimet e Gazetës Sinjali kanë njoftuar se bëhet fjalë për Fadil Robellin dhe Blend Korqën.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, njëri nga ta e ka shtyrë dhe e ka rrëzuar për toke, ndërsa tjetri e ka goditur me shqelm në fytyrë.

Prokuroria ka njoftuar se Robelli e Korqa dyshohen se e kanë kryer veprën penale “Huliganizmi”.

“Ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit, me datë 03.04.2022, rreth orës 15:20h, në Gjilan, në stadiumin e qytetit, përderisa zhvillohej ndeshja e futbollit në mes të SC Gjilanit dhe KF Ballkanit, nën pretekstin kinse të festimit të golit të barazimit, hynë në fushën e futbollit, bashkë me një turmë të madhe tifozësh, ku bëheshin veprime huligane me gjuajtje sendesh dhe fishekzjarrë, derisa njëri i pandehur e shtyn dhe e rrëzon për toke, tjetri e godet me shqelm në fytyrë të dëmtuarin S.F., i shkakton lëndime trupore dhe rrezik të përgjithshëm për eskalimin e situatës”, thuhet në njoftim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /GazetaSinjali/