image Këta janë dy të rinjtë që u përleshën dje në Prishtinë – njëri nga ta u ther me thikë - Sinjali

Këta janë dy të rinjtë që u përleshën dje në Prishtinë – njëri nga ta u ther me thikë

news image

Mbrëmë në rrugën “Hyrije Hana” te tregu me shumicë në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje në të cilën janë përfshirë dy persona, ku njëri nga ta është therur me thikë.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se personat e dyshuar janë Ardian Hajdini dhe Albinot Raçi.

Siç mëson Sinjali, i dyshuari Ardian Hajdini, ka therur me thikë të dyshuarin tjetër, Albinot Raçi, i cili më pas është dërguar në Emergjencë të QKUK-së për trajtim.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se gjithçka nisi kur Albinoti, sulmoi me shqelma dhe grushte të dyshuarin tjetër, Ardianin. Ky i fundit, në shenjë hakmarrjeje, e merr një thikë nga lokali ku punon dhe e ther të dyshuarin Albinotin.

Të njëjtat burime njoftuan se Policia është vënë në lëvizje dhe ka arritur të marrë deklaratat e dy të dyshuarve lidhur me rastin. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit Ardian Hajdini është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Ndaj tij është iniciuar rasti “lëndim i rëndë trupor”, kurse i dyshuari tjetër Albinot Raçi, do të hetohet për “sulm”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin