image Këta janë dy të dyshuarit që mashtruan dhe ia morën 500 mijë euro për kriptovaluta burrit në Prishtinë

Siguri

Këta janë dy të dyshuarit që mashtruan dhe ia morën 500 mijë euro për kriptovaluta burrit në Prishtinë

news image

Gazeta Sinjali mbrëmë ka raportuar për arrestimin e dy personave të  cilët dyshohet se për rreth 2 vite vunë në lajthitje një burrë në Prishtinë, duke ia zhvatur rreth 500 mijë për të investuar në kriptovaluta.

Sinjali mëson ekskluzivisht nga burimet e veta brenda Prokurorisë se dy të dyshuarit janë 21-vjeçarja Rona Salihu dhe 31-vjeçari Fitim Cakolli.

Salihu dhe Cakolli dyshohet se që nga gushti i vitit 2020 kanë arritur që përmes mashtrimit të marrin nga viktima rreth 500 mijë euro, me kinse qëllim që të fitojë para në kripovaluta.

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë dje kanë kryer bastisje në lokacionin e të dyshuarve ku kanë gjetur dhe sekuestruar prova lidhur me rastin.

Salihu dhe Cakolli janë intervistuar nga hetuesit policorë dhe me vendim të prokurorit ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën penale ‘Mashtrim’.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që Salihut dhe Cakollit t’u caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/