image Pamje të reja kur futbollistët e Arsenalit luftojnë me grabitësit

Futboll

Sport/ Pamje të reja kur futbollistët e Arsenalit luftojnë me grabitësit

news image

Ashley Smith, 30-vjeçar dhe Cardinals Way, 19-vjeçar, kanë pranuar fajësinë për tentim grabitje ku edhe ishin përfshirë në përleshje me dy futbollistët e Arsenalit, Mesut Ozil dhe Sead Kolosinac.

Të dy grabitësit kanë pranuar fajësinë gjatë seancës gjyqësore për tentim grabitje si dhe për posedim të lëndëve narkotike.

Njëri prej të dyshuarve me një thikë në dorë kishte tentuar t’ia marr orën e dorës futbollistit të Arsenalit, ku përveç se nuk ia kishte plotësuar dëshirën, futbollisti që nuk kishte asnjë armë në duar kishte qenë i gatshëm të përleshet fizikisht me grabitësit.

Në videot e publikuara shihet sesi Kolosinac që në skuadrën londineze luan si mbrojtës i majtë kishte ndjekur grabitësit./Gazeta Sinjali/