Pas marrëveshjes se Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate për koalicion në qeverinë e ardhshme të Kosovës, Gazeta Sinjali mëson dy emrat e mundshëm nga NISMA për t’u bërë ministra.
Burimet e Gazetës Sinjali thonë se Skender Reçica dhe Vesel Krasniqi do të jenë emrat që do të përfaqësojnë Nismën Socialdemokrate në qeveri, përkatësisht në dy ministri.
Por, siç mëson më tutje Gazeta Sinjali nga burimet, nuk përjashtohet mundësia që në fund këta emra të ndërrohen nga subjekti.
Ndërkaq, sot gjatë ditës lideri i Nismës, Fatmir Limaj ka konfirmuar që subjekti i tij do të ketë dy ministri dhe një zëvendëskryeministër.
“Ne do të kemi dy ministri dhe zëvendëskryeministrin, por primare në këtë qeveri do të jetë menaxhimi i pandemisë dhe pako fiskale”, deklaroi sot Limaj./ Gazeta Sinjali/