Të hënën është bërë konstituimi i legjislaturës së VIII-të të Kuvendit të Kosovës, me kryetar Glauk Konjufca, ndërsa gjatë orëve të pasdites me një seancë të jashtëzakonshme është votuar formimi i Qeverisë Kurti 2, me 15 ministri.
Ndërkaq, disa nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) të cilët janë zgjedhur që t’i udhëheqin këto ministri, do të zëvendësohen nga deputetë të tjerë të cilët kanë marrë më shumë vota në zgjedhjet e fundit të parakohshme parlamentare, të 14 shkurtit.
Këta janë deputetët të cilët priten të ulen në ulëset e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV):
Shqipe Isufi, Enver Haliti, Mirsad Shkreta, Gramos Agusholli, Alban Bajrami, Jahja Kokaj, Hydajet Hyseni-Kaloshi, Ekrem Mustafa, Enver Dugolli dhe Halil Thaçi.
Qeveria Kurti 2 do të përfaqësohet nga këta ministra:
Ministria e Mjedisit- Liburn Aliu, Ministria e Arsimit-Arbërie Nagavci, Ministria e Shëndetësisë-Arben Vitia, Ministria e Punëve të Brendshme-Xhelal Sfeçla, Ministria e Kulturës-Hajrullah Ceku, Ministria e Drejtësisë-Abulena Haxhiu, Ministria e Financave-Hekuran Murati, Ministria e Tregtisë-Rozeta Hajdari, Ministria e Bujqësisë-Faton Peci, Ministria e Ekonomisë-Artan Rizvanolli, Ministria e Pushtetit Lokal-Elbert Krasniqi, Ministria e Mbrojtes-Armend Mehaj, Ministria për Zhvillim Rajonal-Fikrim Damka si dhe Ministria për Komunitete dhe Kthim-Goran Rakiq.
Ndryshe, zëvendëskryeministër i parë i Qeverisë Kurti 2, është caktuar Besnik Bislimi, zëvendëskryeministre si dhe Ministre e Punëve të Jashtme është caktuar Donika Gërvalla, ndërsa zëvendësryeministre nga radhët e komuniteteve jo shumicë është caktuar Emilja Rexhepi./Gazeta Sinjali/