image Këta janë deputetët që munguan në seancën konstituive të Kuvendit

Kosovë

Seanca/ Këta janë deputetët që munguan në seancën konstituive të Kuvendit

news image

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka përfunduar me sukses, duke u zgjedhur kryetari dhe nënkryetarët.

Në këtë seancë munguan 9 deputetë të zgjedhur: Uran Isamili, Abelard Tahiri, Pal Lekaj, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj, Behgjet Pacolli, Endrit Shala dhe Kujtim Gashi.

Ata do ta bëjnë betimin e deputetit në seancën e ardhshme.

Por pavarësisht këtyre mungesave, pas betimit, deputetët e Kuvendit të Kosovës e votuan me shumicë votash nënkryetarin e LVV-së, Glauk Konjufcën në postin e kryetarit, ndërkaq për nënkryetarë u votuan Arbërie Nagavci (LVV), Kujtim Shala (LDK) dhe Memli Krasniqi (PDK). /Gazeta Sinjali/