image Këta janë deputetët që do ta udhëheqin seancën konstituive të Kuvendit

Kosovë

Politikë/ Këta janë deputetët që do ta udhëheqin seancën konstituive të Kuvendit

news image

Rregullorja e Kuvendit të Kosovës e përcakton se seancën e parë konstituive të Kuvendit të Kosovës duhet ta udhëheq deputeti më i vjetër i legjislaturës, i ndihmuar nga deputeti më i ri në moshë.

Në bazë të këtij kriteri, kjo përgjegjësi ju takon dy deputetëve të Vetëvendosjes.

Rrjedhimisht Jahja Koka dhe Fjolla Ujkani do të jenë drejtuesit e seancës konstituive.

Seanca konstituive të Legjislaturës VII të Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mbahet sot, në orën ‪15:00 pas më shumë se 80 ditë prejse janë mbajtur zgjehdje e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

Në këtë seancë pritet të bëhet betimi i deputetëve, ndërsa VV e LDK ende nuk kanë arritur marrëveshje pë koalicionin qeverisës. /Gazeta Sinjali/