image Këta janë deputetët që do ta udhëheqin seancën e sotme konstituive

Politikë

Këta janë deputetët që do ta udhëheqin seancën e sotme konstituive

news image

Sot prej orës 10:00 do të nisë mbajtja e seancës konstituive, ku do të betohen deputetët e legjislaturës së tetë, shkruan Gazeta Sinjali.

Seancën pritet ta udhëheqin Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Adelina Grainca nga Partia Demokratike, si deputeti më i vjetër dhe deputetja më e re në legjislaturë.

Në seancën e sotme do të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët. /Gazeta Sinjali/