image Këta janë 14 zyrtarët e shtetit që nuk e kanë deklaruar pasurinë

Financa

Këta janë 14 zyrtarët e shtetit që nuk e kanë deklaruar pasurinë

news image

Agjencia Kundër Korrupsionit ka bërë të ditur se nga 4 mijë e 748 zyrtarë të lartë publikë, 14 nuk e kanë bërë deklarimin e pasurisë deri më tani.

AKK njofton se 50 zyrtarë e kanë bërë deklarimin e pasurisë pas afatit ligjor.

“Të gjithë zyrtarët e lartë publikë që nuk e kanë deklaruar pasurinë brena afatit të paraparë ligjor dhe të cilët nuk kanë arsyetime të bazuara për mos-deklarim, AKK-ja do të veprojë sipas ligjit, respektivisht kodit penal ku mos-deklarimi paraqet vepër penale dhe e detyron AKK-në të veprojë në pajtim me nenin 430 të Kodit Penal të Kosovës”, ka njoftuar AKK-ja.

Në vitin e kaluar (2021) nga numri i përgjithshëm prej 4.721 zyrtarëve, 96 zyrtarë të lartë publikë nuk e kishin deklaruar pasurinë brenda afatit të rregullt ligjor.

/GazetaSinjali/