Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka publikuar pamje nga stërvitja fushore “Putra e Ujkut” e kadetëve të vitit të parë.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se në këtë stërvitje Klasa 2026 demonstruan shkathtësitë në lidership personal dhe mësuan veprimet taktike si grup.
Postimi i tij i plotë:
Kadetët tanë të vitit të parë sfidohen në Stërvitjen fushore “Putra e Ujkut”.
Gjatë kësaj stërvitje Klasa 2026 demonstruan shkathtësitë në lidership personal dhe mësuan veprimet taktike si grup.
Operimi në terren i sfidoi edhe në realizimin e higjienës fushore, administrimin e pajisjeve fushore si dhe identifikimin pozicioneve luftuese taktike. Klasa 2026- Trup hekur, zemër atdhe!