image Kështu u rrezikuan kosovarët që vizituan Selanikun, minibusi i ‘Veneta Travel’ u vozit pa drita nga Maqedonia në Prishtinë

Kosovë

Sinjalizim/ Kështu u rrezikuan kosovarët që vizituan Selanikun, minibusi i ‘Veneta Travel’ u vozit pa drita nga Maqedonia në Prishtinë

news image

Disa qytetarë që kanë vizituar qytetin e Selanikut në Greqi përmes kompanisë së udhëtimeve ‘Veneta Travel’, mbrëmë kanë parë tmerrin me sy. Njëri nga këta vizitorë ka rrëfyer komplet ngjarjen për Gazetën Sinjali.

Ky sinjalizues ka treguar se si e kanë kaluar kufirin e Greqisë për të hyrë në Maqedoninë e Veriut është prishur minibusi i kompanisë ‘Veneta Travel’ me të cilin kanë udhëtuar.

Pritja dhe tentimi për ta rregulluar minibusin sipas tij ka zgjatur në autostradë rreth dy orë, në ndihmë për ta shtyer automjetin kanë dalë edhe pasagjerët.

Minibusit i janë prishur dritat dhe sinjalizuesi thotë se janë detyruar t’i ndezin dritat e telefonit sepse automjeti nuk ka pasur dritë sinjalizuese.

“Udhëtarët e kanë rregulluar një shenjë sinjalizuese pas 30 minutave”, thotë ky vizitor.

Pasagjerëve u ishte premtuar se në këtë gjendje minibusi do të qarkullonte vetëm pak kilometra pasi sipas sinjalizuesit shoferi i minibusit u ka thënë se dikush është nisur nga Kosova për t’ia sjellë një pajisje.

“Gjatë asaj kohe shoferi i Venetes që është edhe pronari i Venetes ka thënë që janë nisë nga Kosova për me na marrë në kufi. Vetëm deri në kufi na duhet me e pritë nga Shkupi dikënd me ardhë për me e pru një pajisje. Dikund 80km larg nga vendi ku ishte minibusi”, rrëfen sinjalizuesi.

Më tej ai thotë se gjatë rrugës minibusi është përcjellur nga një veturë që i ka ndezur treguesit “përndryshe gjatë gjithë kohës në gjendje rreziku dhe paniku ka qenë minibusi”, thotë ai.

Mirëpo sipas sinjalizuesit shoferi i minibusit i ka ndërruar fjalët pasi sipas tij pak para se të arrijnë në kufi me Kosovën ai u ka thënë pasagjerëve se ‘nuk kam thënë që vjen na merr dikush prej Kosovës”.

Aty thuhet se ka pasur reagime nga disa udhëtarë.

Në kufi, sinjalizuesi rrëfen se shoferi ka ndalur komplet minibusin dhe ka lëshuar dritat nga brenda automjetit në mënyrë që të mos vërehet nga policët e kufirit që automjeti nuk është teknikisht në rregull.

Gazeta Sinjali ka telefonuar edhe kompaninë në fjalë për të marrë edhe versionin e tyre për këtë ngjarje por ata nuk janë lajmëruar gjatë ditës së diel.

Për më shumë shihni videon. /Gazeta Sinjali/